Big Brother Albania

Si çdo vit në ekranet e shqiptarëve, transmetohej një ndër show-t më të mëdhenj televiziv i ndjekur në Shqipëri edhe më gjerë, “Big Brother Albania”. Ai pati një sukses shumë të madh për vite me radhë, dhe jo vetëm për shkak të audiencës së gjerë që e ndiqte çdo vit transmetimi për 3 muaj me radhë, por, gjithashtu, edhe për personazhet e spikatur e të veçantë që shtëpia më e famshme në Shqipëri, kishte.

Por mesa duket, këtë vit nuk kanë nisur audicionet për “Big Brother Albania 10”. Kjo është vënë re edhe nga mungesa e spotit publicitar që niste që në shtator për përgatitjen dhe paraqitjen e pretendentëve në audicionet e fshehta, por, gjithashtu, është konfirmuar edhe nga burime të brendshme për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, duke thënë se produksioni do ta bëjë “pushim” këtë vit duke pritur se vitin tjetër do të ketë të reja akoma më interesante lidhur me shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mbase mund të marrin sërish formatin e huaj duke futur brenda saj jo njerëz të thjeshtë për t’i bërë të famshëm, por mbase VIP-a që tashmë janë të njohur dhe shumë të dashur për publikun.

Megjithatë ende nuk është thënë fjala e fundit për surprizat, që na pret sezoni i ri, por një gjë është e sigurt, që produksioni ka një vit të plotë kohë për ta bërë këtë show akoma edhe më surprizues dhe të dashur për shikuesit. Ndërkohë kujtojmë ndër vite fituesit e 9 sezoneve të “Big Brother Albania”. Ku janë ata tani? Me çfarë merren? A iu shërbeu sadopak fama që morën apo u mjaftuan me çmimin e madh?